E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i vajit të ullirit, reagon Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Skandali për përbërjen e vajit të ullirit, vë në lëvizje autoritetin kombëtar të ushqimeve. Inspektor të këtij insitucioni thonë se kanë kryer monitorimet e nevojshme në Tiranë dhe në rrethe por inspektimet i referohen vetëm subjekteve prodhuese të licensuar.

Çdo produkt që mund të shitet në tregjet ambulatore është jashtë kontrollit dhe mund të abuzohet më thjesht me përbërjen deri në substanca të rrezikshme.
 

Ky autoritet u bën thirrje të gjithë konsumatorëve të kenë kujdes ndaj çdo blerje të rastësishme. Inspektorët thonë se asnjë produkt nuk duhet të blihet pa shikuar etikën, përmbajtjen dhe shenjën që ky produkt është i kontrolluar nga autoritet përkatëse.
 

Me herët, qytetarë por edhe shoqatat e zyrat e mbrojtjes së konsumatorëve kanë deklaruar se ajo çka shitet për vaj ulliri në tregje nuk është gjithmonë i tillë. Sipas tyre, tregëtar abuzojnë duke bërë përzierje të vajit të ullirit, me atë kikirik duke i shtuar më ngjyrues.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›