Mungon konsensusi, PD shtyn serish votimin e projektligjeve me 3/5 ne Kuvend
Kuvendi deshton ne votimin e projektligjeve me shumice te cilesuar ne Kuvend. Mosdhenia e votave nga deputetet e Partise Socialiste per keto nisma, beri dje qe mazhoranca pas gjashte ore debatesh dhe diskutimesh, te shtyje per nje kohe me te vone projektligjet qe kerkojne 3/5 e votave ne Kuvend. "Kemi nje kthim te qarte tek marredheniet e kushtezuara te opozites ne Parlament. Zoti e ndihmofte opoziten. Kerkoj shtyrjen e votimit te ketyre projektligjeve", u shpreh kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, pasditen e djeshme, pasi opozita beri te qarte qendrimin e saj per te mos i votuar ato. Per rrjedhoje, te gjitha projektligjet qe ishin perfshire ne rendin e dites, si dhe ai per ngritjen e Gjykates Administrative, u shtyne per shumten here. Nuk eshte percaktuar ende nese votimi do te lihet per javen e ardhshme apo ne nje kohe me te vone. Nder projektet e percaktuara per votim, ishin ndryshimet ne "Kodin Penal", "Kodin Civil", "Kodin Detar", "Kodin Hekurudhor", "Kodin Rrugor" apo "Kodi Ajror". Te gjitha nisma ligjore te mbartura nga legjislatura e kaluar, ku ne mungese te opozites, e cila bojkotoi per gati dy vjet Kuvendin, asnje prej tyre nuk mundi te miratohej. Gje e cila, me gjithe rikthimin e te majteve, nuk po realizohet serish. I vetmi projektligj qe u miratua ne seancen e djeshme plenare, ishte ai per mbetjet urbane, i cili mori 69 vota pro dhe 55 kunder.