Statusi, Opozita po perdor skemen e vizave
Kryeministri Berisha, i cili po merr pjese ne punimet e Sesionit te 66-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, ne Nju Jork, ne intervisten e dhene per "Zerin e Amerikes", ka bere komentin e tij ne lidhje me kerkesen e pritshme nga ana e presidenti palestinez, qe do t'i beje OKB per njohjen e shtetit te tij. Duke e vleresuar si nje ceshtje te rendesishme, kryeministri Berisha u shpreh se Shqiperia dhe shumica e vendeve te botes jane ne favor te nje shteti te pavarur palestinez, por kjo theksoi kreu i qeverise shqiptare, kerkon nje dialog intensiv dhe te suksesshem. Ne, theksoi Berisha ne pergjigjen e tij, mendojme dhe besojme se kjo eshte e rendesishme per cdo qytetar palestinez, por kjo nuk realizohet nepermjet shmangies qe qarqeve te shkurtra. Duke iu pergjigjur pyetjeve per zhvillimet me te fundit ne vend, dhe konkretisht, per "ngercin" e krijuar ne parlament, pasi opozita nuk pranon te votoje ligjet me shumice te cilesuar, pa u miratuar reforma parlamentare, Kryeministri Berisha tha se opozita po bllokon punen e parlamentit, dhe po mban peng realizmin e reformave kryesore qe kerkon BE per integrimin e Shqiperise. Gjithashtu, kryeministri tha se mazhoranca eshte e hapur per bashkepunim me opoziten per reformen zgjedhore, por theksoi ai: "Shpresojme qe keto te mos jene thjesht taktika bllokuese".
Zoti Berisha, keto dite ne Amerike jane zhvilluar takime te shumta lidhur me kerkesen e pritshme te presidentit palestinez per njohjen e Palestines, si shtet nga Kombet e Bashkuara. Autoriteti palestinez ka nje zyre perfaqesie ne Shqiperi. A ka vendosur qeveria juaj se si do te votoje, pro apo kunder kerkeses per njohjen e shtetit palestinez?
Kjo eshte nje nga ceshtjet me themelore te ketij sesioni dhe mund te theksoj se Shqiperia dhe, pothuajse, shumica e vendeve te botes jane ne favor te nje shteti te pavarur palestinez. Por kjo, natyrisht, kerkon nje proces nder me te veshtiret dhe me seriozet, nje dialog intensiv dhe te suksesshem. Pra, ne mendojme dhe besojme se shteti i pavarur palestinez eshte nje e drejte e patjetersueshme e qytetareve palestineze, por sic theksoi ne fjalen e tij presidenti Barack Obama, kjo nuk mund te realizohet nepermjet shmangieve apo qarqeve te shkurtra. Qendrimi yne bazohet ne kete koncept.
Ne Tirane parlamenti po merrte ne shqyrtim disa nga projekt-ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar. Partia Socialiste kerkoi terheqjen e ketyre ligjeve qe ato te rishqyrtohen, nderkohe duke kerkuar edhe nisjen e punes per propozimin e tyre per reformen parlamentare. Si mund te dilet nga kjo situate? A jeni ju te gatshem te ofroni kompromis? Dhe cfare kompromisi mund te kete per zgjidhjen e kesaj situate qe eshte vazhdim i ngercit te vjeter tashme ne Shqiperi?
Kjo situate eshte e tera e krijuar nga qendrimet e meparshme bllokuese te opozites. Ne mirepresim propozimin e opozites per te nisur sa me shpejt nga puna per ngritjen e komisionit te reformes zgjedhore, si dhe per te filluar punen. Ne mirepresim kerkesen e opozites, ne qofte se ajo nuk ka synime bllokuese, per te rishqyrtuar ne komisionet parlamentare ligjet e derguara nga qeveria. Sikunder, theksojme se qeveria eshte qeveri dhe dega ekzekutive eshte dege ekzekutive. Parlamenti eshte parlament dhe ka kompetencat e tij. Pra, eshte e drejte kerkesa e opozites per te kerkuar rishqyrtim se bashku te ketyre ligjeve ne komisionet parlamentare, per te paraqitur amendamente per to, por ne urojme dhe shpresojme qe kjo te mos jete nje taktike e re bllokuese, gje e cila do te provohet lehte gjate diteve dhe javeve qe vijne.
Pas disa javesh, ne fillim te tetorit, vendi juaj pret nje pergjigje nga Brukseli per statusin e vendit kandidat. Cfare pritshmerie keni ju per pergjigjen nga Bashkimi Evropian?
Une mendoj se Brukseli ka bere punen e tij. Bllokimi ka qene ne Tirane dhe eshte serish ne Tirane. Ne qofte se eshte pritur deri diten e fundit per te mos votuar ligjet me 3/5, te domosdoshme per reformat e ndryshme, kjo ka pasur vetem nje qellim, te bllokoje kete proces. Ne qofte se kerkohet pikerisht pas te gjitha afateve te perfillshme, te nise puna per reformen zgjedhore, pune e cila mund te kishte nisur edhe 2 vite me pare, natyrisht, kjo nuk eshte me nje ceshtje e Brukselit, por kjo eshte nje ceshtje e Tiranes. Eshte nje ceshtje e atyre qe kane zgjedhur bllokimin e nje procesi, i cili kerkon disa ligje me 3/5. Per kete, opozita shqiptare eshte bere e njohur me qendrimin e saj bllokues per vizat, por fatmiresisht per vizat nuk kishte ndonje kerkese per ligje me 3/5, se ju garantoj qe edhe vizat nuk do te ishin marre. Sidoqofte, e shkuara eshte e shkuara, eshte nje kapitull i cili mund te mbyllet, duke deshmuar vullnet te hekurt per te promovuar, per te votuar ligjet qe kerkojne 3/5 qe jane ne interesin e cdo qytetari, per te mos bllokuar procesin e integrimit, per te ndermarre reformen zgjedhore, dhe adresuar te 52 rekomandimet e OSBE/ODOHR, te bera per zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2009, per zgjedhjet lokale te viti 2011.
Ju fajesuat opoziten per mosvotimin e ligjeve qe kerkojne 3/5, por ju si qeveri, si shumice, a ndjeni pergjegjesi per kete stad ku ndodhet Shqiperia sot, qe nuk arrin ta kaperceje kete prag, per te marre statusin e kandidatit?
Statusi i kandidatit, Shqiperise i eshte percaktuar me kusht qe te plotesohen keto kerkesa. Qeveria ka plotesuar dhe ka nje plan pune ne komisionin e integrimit, qe e ka dhe opozita te qarte, ka plotesuar dhe ploteson kerkesat e saj qe nuk jane me 3/5. Natyrisht, meqenese po insiston, opozita ka perdorur pushtetin e dhene nga qytetaret, jo per te votuar, dhe kete e di cdo shqiptar, e ka perdorur ate per te bllokuar, sic perdori perpjekje te medha per te bllokuar vizat qe ishin interesi jetik i cdo qytetari. Uroj dhe shpresoj qe te jene nxjerre mesimet e duhura nga politika bllokuese, pasi me 8 maj shqiptaret i dhane nje pergjigje plebishitare asaj politike.
Dy here ne komentet tuaja ju, ju referuat reformes se pritshme zgjedhore. Te dy palet, qofte ju, qofte socialistet i keni percaktuar perfaqesuesit tuaj. A mendoni se kete here kjo reforme do te mbyllet ne kohen e pershtatshme dhe nuk do te kete zvarritje, sic ka ndodhur ne te kaluaren?
Reforma per zgjedhjet e 2009 u krye ne kohen me optimale dhe une besoj se kjo reforme i ka te gjitha mundesite te kryhet ne kohen me optimale. Tani, forcat politike kane perpara nje program pune, i cili do te bazohet i teri ne 52 rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ne jemi te gatshem t'i adresojme ato, nje pjese e tyre kerkojne nderhyrje ligjore, pjesa tjeter kerkon nderhyrjen e qeverise, te ministrive dhe te KQZ. Qe te gjitha keto, jemi plotesisht dakord qe te jene objekt diskutimi ne Komisionin Parlamentar per Reformen Zgjedhore.
Dje ne nje interviste u shprehet se vendi juaj nuk do te preket nga kriza e borxheve qe po perjetojne disa vende te eurozones, si fqinji juaj Greqia, dhe ne te njejten kohe nuk do te kete pasoja as nga problemet me te cilat po ndeshen disa banka te medha evropiane. Cila eshte gjendja e Shqiperise, a keni ju te ardhurat e duhura buxhetore per te financuar programet qeveritare dhe investimet qe keni parashikuar, duke qendruar brenda kufirit te 60 % te borxhit publik?
Nga viti 2007 ne vitin 2011 Evropa dhe bota perjetuan krizen me te thelle. E verteta eshte qe statistikat boterore faktojne se ne Shqiperi, investimet e huaja u rriten ne kete periudhe me 315 % , se ne Shqiperi eksportet e ketij vendi u rriten me 300 %, se ne Shqiperi u realizuan programet e puneve publike me te medha se ne te gjitha koherat te marra se bashku. Duke theksuar te gjitha keto, eshte absolutisht reale se kriza evropiane dhe boterore ka patur reflektimet e saj, se ne rast se nuk do te kishte qene ajo, rritja ekonomike nuk do te kishte qene 3 apo 4 %, por do te mund te ishte 13 apo 14 %, me te gjithe kuadrin ligjor, rregullator qe ka Shqiperia.