PD akuza opozites: Bllokuat integrimin Rozeta Rapushi
Pas thirrjesh e lutjesh te shumta per te votuar projektligjet qe kerkojne 3/5 e votave, mazhoranca akuzoi dje opoziten, se po bllokon procesin e integrimit te vendit. "Kjo seance plenare, eshte ndoshta shansi i fundit per procesin e integrimit. Shqiperia nuk e ka luksin te humbe edhe nje vit tjeter. Mos e bllokoni Shqiperine, por votoni, sepse kete here eshte ne doren tuaj. Mos na thoni pastaj me 13 tetor, pse ne jemi te fundit. Ju do te mbani pergjegjesine", kritikoi ashper Kryetarja e Kuvendit, te gjithe deputetet socialiste, qe i thane jo dje votimit te projektligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar te votave, pjese e prioriteteve per integrimin e vendit. Ajo fajesoi kreun socialist, Edi Rama, se u terhoq nga fjala e dhene jave me pare, se do te angazhoje grupin socialist per reformat. "Qe Shqiperia te ece para, varet nga opozita. Per fat te keq, statusi nuk varet vetem nga mazhoranca, vizat po, ndaj vizat u liberalizuan. Por statusi jo. Une kam respekt per burrat. Burrat e mbajne fjalen. Ndaj, ne themi "fjala e burrit". Burrat nuk genjejne, te pakten keshtu thuhet. Por, 3-jave me pare, z. Rama tha se do te votojme, tre dite me pare, tha te hiqen nga axhenda; pra, nuk do te votojme. Ne duhet te punojme bashke dhe kjo eshte e mundur. Une i firmosa direkt propozimet qe sollet. Integrimi nuk pranon kushte. Oferta juaj eshte unike. Projekti integrimit eshte bllokuar nga bojkoti juaj", vijoi qendrimin Topalli. Teper kritik u shpreh edhe Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, i cili tha se ne vend te reflektonte, opozita nuk dha asnje sinjal pozitiv, ne nje dite si kjo, kur nderkombetaret prisnin reagime pozitive. "Ne nuk prisnim ndonje ndryshim sepse per fat te keq Edi Rama na paralajmeroi dite me pare, kur i quajti ligjet, rromapertoma. Nderkohe qe vetem deklaratat qe ai ben jane rromapertoma. Kjo tregon se Rama e urren parlamentit, sepse sheh te reflektuar ketu humbjen e tij. Ai enderron dhe pranon vetem nje parlament, ate qe i jep atij shumicen. Ndaj nuk e lejon grupin e tij te shpalose vizionin e tij", tha Patozi. Sipas tij, ne seancen e djeshme, opozita lau duart me detyrimet e saj ndaj integrimit te vendit, dhe madje do ngreje gishtin edhe per fajtore. "Nuk ka dhe nuk do te kete asnje pazar me integrimin. Nese ju e konsideroni tender, gaboheni rende. Pavaresisht kesaj historie te pakendshme, ne nuk e humbasim durimin. Do te jemi serish ketu, t'ju ftojme te bashkepunoni", tha Patozi. Ai e quajti kursin e ri te Rames, nje mashtrim, pasi ne realitet opozita nuk beri asgje nga ato qe tha jave me pare. "Seanca plenare, ishte rasti qe te jepej te pakten nje sinjal, se integrimi eshte me i rendesishem se cdo gje. Duhet te ishte dita, qe partneret tane evropiane, te shihnin nje levizje pozitive. Nuk duhet te kishte asnje arsye ne bote, qe ndryshimet ne kode te ndryshme te mos votoheshin", tha me keqardhje Patozi.