E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon mjeku në llixhat e Elbasanit, cënon shëndetin e pacientëve dhe turizmin

Qendra Termale e llixhave në Elbasan një nga më të mëdhatë në vend, vuan mungesën e mjekëve specialistë duke rrezikuar jetën e pushuesve që vijnë për kurim.

Llixhat e Elbasanit njihen si zona kurative të shumë sëmundjeve reumatizmale, artroza, sëmundje të sistemit nervor, gjinekologjik, enëve të gjakut, aparatit tretës, etj.

Pranvera dhe vjeshta janë stinët që popullojnë llixhat e Elbasanit, kjo për faktin se vlerat kurative të ujrave termale, japin efekt në muajt prill-maj dhe gusht-tetor.

Mjeku i vetëm i komunës Tregan, Hysni Pepa, ku përfshihet edhe zona Llixhës u shpreh se shteti duhet të ndërhyjë, për vendosjen e mjekut në hotelet, në të kundërtën tu hiqet licenca e ushtrimit të veprimtarisë sepse jeta e pushuesve janë në rrezik.

Pronarët e hoteleve shprehen se problemi qendron tek mungesa e një bashkveprimi midis institucionëve shëndetësore dhe pronarëve të hoteleve për vendosjen e një mjeku specialistë rematologu në qender afër pikave ku bëhen banjot, sepse turizmi është sezonal dhe nuk janë mundësitë financiare që ta punësojnë gjatë gjithë vitit një mjek.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›