E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon objektivi real, e pesojne trajneret!

Aranit Muraci

Fillimi i mbare i Dinamos dhe i Beses se Kavajes ka vene edhe me shume ne presion dy ekipe te tjera pretendente per titullin kampion, Tiranen dhe Vllaznine. Rezultatet dhe loja e dobet ne javet e para, per dy ekipet qe nje vit me pare garuan per titullin kampion, ka sjelle panik ne radhet e trajnereve. Hasan Lika i Vllaznise eshte rezervuar per te folur ne lidhje me lojen jo bindese te Vllaznise, kur Nallbanit iu desh qe te shenonte ne fund. Nga ana tjeter, trajneri i Tiranes, Ilia Loncarevic deklaroi pas fitores se veshtire qe shenoi skuadra e tij ndaj Skenderbeut, ne javen e dyte, se ka verejtur nervozizem ne lojen e te tijve dhe kjo eshte arsyeja kryesore pse bardheblute nuk po dalin dot ne loje, per te fituar me me lehtesi. - "Nuk kuptoj nervozizmin e ekipit tim, ne fushe," - theksoi Ilia Loncarevic. - "Ekipi duhet te paraqitet me mire ne ndeshjet e tjera, per te realizuar objektivin. Tirana, per t'u perballur ne ndeshje me te veshtira, duhet qe lojtaret e saj te luajne futboll kolektiv. Sa per ndeshjen me Skenderbeun, fitorja u be edhe me e veshtire, pasi kundershtari eshte ngulur ne mbrojtje, per te mbrojtur rezultatin e barabarte. Goli qe shenoi Tirana ne fund mjaftoi per te marre piket maksimale, por me kalimin e javeve duhet te luajme me mire," - theksoi kroati, i cili do te drejtoje bardheblute ne nje ndeshje tjeter te veshtire, ne Erseke. Tiranen e pret sfida e pare jashte fushes se saj dhe bardhebluve iu kerkohet fitorja per te mos krijuar shkeputje ne krye te klasifikimit. Por debutuesit ne Superiore, Gramozi i Ersekes do te kerkoje fitoren e pare ne kampionat, ndaj kampioneve ne fuqi Tiranes. Ne kete sfide, fitorja do t'i duhet me shume trajnerit Ilia Loncarevic, ndaj te cilit kane nisur kritikat e para, qe pas pas eliminimit nga "Champions". Por edhe nenkampionet e vendit, ne rast se nuk ia dalin dot qe et arrijne nje rezultat pozitiv ne Kruje, ndaj Kastriotit qe ende nuk ka marre asnje pike, trajneri Hasan Lika do te jete presion, ende pa filluar mire kampionati. Trajneri i Vllaznise, pas fitores se pare dhe me shume veshtiresi ndaj Apolonise, pranoi se skuadra e tij ende nuk ka bindur dhe shpreson ne jave e mbetura loja te ngrihen ne nivelin e duhur. Kastrioti pesoi nje humbje deshperuese ne javen e pare, nga Dinamo dhe perballe publikut do te synoje maksimumin, nderkohe qe trajneri humbes ne kete ndeshje, i duhet te marre votebesimin e klubit, per te ecur me tej, ne realizimin e objektiveve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›