E Diel, 1 Nëntor 2026

Premier Lige nis me debate per gjyqtaret, Venger ndihet i dhunuar

Trajneri i Arsenalit pranoi se gaboi gjyqtari i ndeshjes se fundit te Premier Liges, Mancester Junajtid-Arsenal, duke i mohuar topcinjve arritjen e nje rezultati pozitiv. Van Persit iu anulua goli ne fund te ndeshjes. Drejtori ekzekutiv i Gjyqtareve te Liges Angleze ka biseduar me arbitrin dhe i ka komunikuar ndjese trajnerit te Arsenalit, per vendimin e gabuar qe mori, qe denoi londinezet. Arsen Venger mbrojti veten e tij pas karton te kuq qe mori ne ndeshjen e fundit ndaj Mancester Junajtid. Reagimi i trajnerit ne fund te ndeshjes detyroi gjyqtarin qe t'i nxirrte karton te kuq. Venger u largua sepse hodhi nje shihe me uje, kur Robi Van Persi shenoi golin e barazimit, qe u anulua gabimisht. - "Une thjesht godita nje shishe me uje," - theksoi Venger. "Ishte nje veprim qe erdhi, pas zhgenjimit qe ndjeva kur u anulua goli i rregullt. Nuk ishte pozicion jashte loje aksioni i ekipit tone dhe kjo tashme eshte e vertetuar," - sqaroi me tej trajneri i topcinjve, pas humbjes dramatike te Arsenalit, ne nje ndeshje ku arritja e nje barazimi do te ishte mese normale, per lojen e mire te londinezeve gjate 90 minuteshit. Andri Arshavin shenoi i pari per Arsenalin dhe me pas, vendasit barazuan shifrat me ane te Uejni Runit. Nje autogol i Diabi i dhane fitoren Djajve te Kuq. - "Ishin 30 sekondat e fundit dhe nuk dija se ku te shkoja, kur goli ishte i rregullt. Nuk e di pse nuk lejohem une qe te godas nje shishe me uje, ne nje kohe kur edhe e godita mire. Ne kishim nje skuader te forte, por e humben ndeshjen dhe kjo mendoj se eshte shume me e veshtire qe te pranohet," - shtoi me tej trajneri i Arsenalit. Trajneri i Mancester Junajtid u shpreh i lumtur, qe skuadra e tij permbysi rezultatin 1-0, ne disfavor te pjeses se pare dhe mori maksimumin e pikeve, ndaj rivalit per titull. - "Ta perfundosh ndeshjen ne 2-1, kur ishte per 45 minuta ne disavantazh, nuk ishte e lehte dhe ne rrezikuam shume ne fushe," - theksoi trajneri i Mancesterit. Runi realizoi golin e peste ne pese ndeshjet e para te Premier Liges. Trajneri beson se edhe partneri i tij ne sulm ka merite, madje ai ka qene i jashtezakonshem ne lojen e Mancesterit, duke e habitur teknikun. - "Darren ishte nje lojtar i jashtezakonshem ne fushe," - theksoi Ferguson. 'Ishte i mrekullueshem dhe me nje performance te shkelqyer. Ai vepronte gjithmone mire, ne te gjitha rastet. Nese do te me pyesnin mua se cili ishte .lojtari i ndeshjes, do te zgjidhja patjeter, Darren." - perfundon trajneri i Mancester Junajtid, Aleks Ferguson. Rivaliteti ne Premier Lige, ne kete sezon pritet te jete i ashper dhe nder me te fortet ne histori. Pervec Arsenalit, Mancester Junajtid dhe Celsit, edhe Mancester Siti dhe Totenhemi jane rreshtuar ne gare per t'u shpallur kampione.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›