Bundeslige/Roben dhe Riberi, dysha e frikshme e Bajernit
Roben: Nuk e kisha imagjinuar fillimin, me Frenk ndihem mire
Lojtari i krahut qe la Realin e Madridit dhe u bashkua me Bajernin e Mynihut, vetem pak dite me pare, shenoi dy gola ne nje pjese loje, gjate debutimit. Pas ketij momenti Roben eshte vene ne qender te vemendjes ne mbare Evropen. Holandezi qe dukej i tepert per Realin, tregoi nivel te larte ne loje dhe beri mrekulline, ne javen e pare. A ishte ai lojtari qe nuk i duhej Realit te Madridit? Koha do ta vertetoje nje gje te tille. Levizjet e gabuara te klubeve, shpesh iu kane kushtuar shtrenjte dhe diskutimet per largimin e Arjen Robenit kane nisur te qarkullojne nga Gjermania ne Spanje dhe anasjelltas. 25 vjecari realizoi dy gola ne pjesen e dyte te ndeshjes, duke i siguruar fitoren e pare Bajernit te Mynihut. Luis Van Gal goditi ne merkato, pasi ishte ai qe propozoi blerjen e sulmuesit te Realit. Trajneri holandez ishte vene ne qender te kritikave pas startit te dobet te bavarezeve, qe u rregullua me fitoren e fundit ndaj Volsburgut. - "Nuk e kisha imagjinuar nje start te tille," - theksoi Roben. - "E tere skuadra luajti mire dhe Bajerni e kontrolloi te gjithe lojen. Frenk Riberi eshte nje lojtar shume i mire dhe une kam nevoje per te, Se bashku luajtem shkelqyeshem dhe kjo me lehtesoi qe te shenoj dy gola," - theksoi holandezi. Bajerni nga vendi i 14-et eshte ngjitur ne vend te shtate, pas fitores se djeshme qe siguroi me Volsburgun.