E Diel, 1 Nëntor 2026

Leonardo ben me faj veten: Gabova me Gatuzon

Leonardo nuk kerkon alibi pas humbjes se thelle qe pesoi Milani, ne ndeshjen deri te Seria A. Trajneri theksoi se nuk duhet te kishte aktivizuar Gatuzon, qe ishte i demtuar dhe doli me karton te kuq ne pjesen e pare. - "Kam gabuar ne rastin e Gatuzos," - theksoi trajneri i Milanit duke arsyetuar se nuk duhet te realizonte nje drame. "Rino duhet te kishte dale nga fusha, por edhe Sedorf nuk ishte gati. 15 minuta pas golit te Motas, ndeshja ndryshoi dhe kaloi ne favor te kundershtarit." Trajneri brazilian vleresoi Interin per lojen e zhvilluar ne ndeshje. "Kishim perballe nje kundershtar shume te organizuar. Duhet te rritemi ne kete drejtim, pasi Interi gjate lojes na kapi ne befasi dhe arriti qe te fitonin ndeshjen. Gatuzo ishte i demtuar dhe aktualisht ndodhen ne kontroll mjekesor, per masen e demtimit. Nuk duhet ta kisha aktivizuar fare," - pranoi Leonardo. Milani u shfaq ndryshe nga nje jave me pare, ne ndeshjen me Sienen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›