E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon pas 26 ndeshjeve

Seria prej 26 paraqitjeve të njëpasnjëshme e portierit Julio Cesar për Brazilin u ndërpre të hënën, pasi ai nuk do të luaj në ndeshjen miqësore kundër Tanzanisë.

Cesar për herë të fundit nuk ishte paraqitur për Kombëtaren e tij në takimin kundër Venezuelës në qershor 2008, ndërsa mungoi përballë Tanzanisë për shkak të një lëndimi në shpinë.

“Julio Cesar nuk ka udhëtuar në Tanzani me ekipin e Brazilit. Ai do të vazhdojë punën fizioterapeutike”, thuhej në një komunikatë të publikuar nga Federata e Futbollit e Brazilit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›