E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho për Ibrahimoviçin

Zlatan Ibrahimoviç në Manchester City, ndërsa Robinho në Barcelonë. Ky është shkëmbimi për të cilin spekulohet në mediat spanjolle.

Sipas të përditshmes sportive katalan Sport, menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, ka ofruar sulmuesin brazilian (nga janari i huazuar në Santos) në Barcelonë për transferimin e suedezit me të cilin kishte punuar së bashku në Inter.

Robinho edhe më parë spekulohej me kalim në Nou Camp, ndërsa e ardhmja e Ibrahimoviçit në gjigantin katalan është vënë në dyshim pas ardhjes së David Villas nga Valencia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›