Kthehet Drogba

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba është kthyer në kampin stërvitor të ekipit në alpet zvicerane të hënën, pas operacionit në dorën e thyer, ka njoftuar Federata e Futbollit e Bregut të Fildishtë (FIF).
Doktorët operuan frakturën të shtunën në një spital në kryeqytetin e Zvicrës, Bernë, pas lëndimit që ylli i Chelseas kishte pësuar në fitoren 2-0 të Bregut të Fildishtë në ndeshjen miqësore kundër Japonisë, një ditë më herët.
“Drogba i është bashkuar ekipit të Bregut të Fildishtë të hënën në bazën e saj në Golf Hotel mbi Saanenmoeser”, thuhet në komunikatën e FIF.
32 vjeçari të martën do të përcjellë bashkëlojtarët e tij në ndeshjen e fundit përgatitore kundër një klubi nga divizioni i dytë zviceran para nisjes për në Afrikën e Jugut të mërkurën, njoftoi FIF. Drogba synon të rikuperohet brenda 10 ditëve dhe të luajë në ndeshjen e parë të Grupit G kundër Portugalisë më 15 qershor.
Sipas rregullave të FIFA, zëvendësimi mund të ftohet deri një ditë para fillimit të ndeshjes së parë. Bregu i Fildishtë gjendet në Grupin G, ku janë edhe Brazili dhe Koreja e Veriut.