E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresë për Robbenin

Arjen Robben shpreson që me ndihmën e fizioterapisë të rikuperohet nga lëndimi në kofshë dhe të luajë për Holandën në Kampionatin botëror.

26 vjeçari ishte dëmtuar javën e kaluar në ndeshjen miqësore kundër Hungarisë, por ai shpreson të rikuperohet me kohë për garën në Afrikën e Jugut, që fillon më 11 qershor.

“Është vërejtur një çarje e vogël dhe është hera e parë që jam lënduar në atë pjesë të këmbës.

Megjithatë, shpresoj të rikuperohem me kohë”, tha Robben për Studio Voetbal. Ndërsa, selektori i Holandës, Bert van Marwijk, ka thënë se tani për tani nuk do të thërrasë zëvendësim për Robbenin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›