Mungon ura, prag tragjedie në Gramsh, 4 dasmorë në lumë
Mungesa e urës në fshatin Sojnik të Gramshit është bërë shkak sërish për një aksident të rëndë, që mund të ketë një numër të madh viktimash.
Njoftimet e para bëjnë të ditur se një makinë me 4 persona në bord është marrë nga ujërat e lumit. Mësohet se makina ka brenda pjesëtarë të një familjeje lushnjare që ktheheshin nga një dasmë.
Policia ndodhet në vendngjarje, nderkohe që koha e keqe dhe rreshjet që kaën orë që vijojnë ën thuajse gjithë territorin e vendit, vështirësojnë gjithçka.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve i këtij lloji. Dy ditë më parë ujërat e lumit Kir rrëmbyen 42 vjeçarin Viktor Gjekaj nga fshati Bardhaj i Shkodrës. Një operacion shpëtimi i organizuar nga drejtori i qarkut Vullnet Topalli bëri të mundur shpëtimin e 42 vjeçarit.
**********************
Diciturat e FOTO - GALERI
Nga operacioni i shpetimit ne lumin Kir