Municione ushtarake ne trenin Mali i zi- Bajze vinte nga Serbia
SHKODER- Policia e Shkodres njoftoi sot per gjetjen e municioneve luftarake ne nje vagon te trenit te linjes Mali i zi- Bajze. Tre vagone te tjere ishin te ngarkuar me skrap. Sipas njoftimit te policise eshte konstatuar se ne njerin vagon te ngarkuar me skrap kishte municione luftarake predha artilerie djegore te montuara ne predha te cilat ishin te shperndara ne menyre te crregullt sebashku me pjesen tjeter te skrapit.
Treni i linjes Tuz Mali i Zi-Bajze Malesi e Madhe ka hyre ne Stacionin e Bajzes me 5 drejtues shtetas te huaj. Nga hetimet e policise mesohet se vagoni I ngarkuar me predha vinte nga Serbia nga firma NOVO METAL ku destinacioni i ketij malli ishte kompania turke KURUM ne Elbasan.
Materialet I kane kaluar Prokurorise Shkoder per hetime te metejshme.