"Armet, Bumci ne Prokurori"
Zedhenesja e kryesise se PS, Mimi Kodheli ju kunderpergjigj dje deklarates se demokratit Bumci se PS po ushtron presion Prokurorise, se nuk mundet ai t'i tregoje detyren opozites. "Bumci t'i tregoje Prokurores se Pergjithshme a e ka shperdoruar detyren e ministrit te Drejtesise permes shkresave qe i hapen rruge trafikut te armeve dhe masakres se Gerdecit", u shpreh Kodheli. Selia roze, i uroi ish ministrit qe te ballafaqohet me faktet e dokumentuara te abuzimit te tij me detyren, po kaq serbes sa i sherben ai Sali Berishes. "Sherbime qe behen vetem per te mbuluar kanalet qe lidhin klanin Berisha me boten e perfitimeve te paligjshme", theksoi Kodheli.