"Berisha e Fazllic, ne Hage"
Kryetari i PSD, Skender Gjinushi tha dje se vetem gjykata e Hages eshte vendi ku kryeministri Berisha dhe miku i tij Fazllic duhet te shkojne. Ai tha se reagimi ne Kuvend i Berishes, tregoi degradimin e plote te shumices, ne te cilin mafia kryeministrore ben shantazh dhe presion ndaj deputeteve e mbare opinionit publik. "Kjo dhune psikologjike e tipit mafioz e denje per nje pronar moteli me menaxhere Jozefinen eshte pjese e dhunes dhe presionit qe po behet prej 4 vjetesh ndaj gjithe institucioneve te vendit, Presidentit, Gjyqesorit, Prokurorise dhe Kuvendit", reagoi Gjinushi. Sipas tij, e vetmja zgjidhje e mbetur ne keto kushte eshte largimi i qeverise.