E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kryeministri u soll si nje pronar gangster i Kuvendit"

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta tha dje se kryeministri Sali Berisha duhet te mbaje pergjegjesi politike e penale, se po fsheh fakte kriminale. Nje dite pas deklarates se Berishes ne seance plenare se ai ka dosje qe provojne krimin ne vend, Meta i kerkoi kreut te qeverise qe te nxjerre dosjet nese i ka. "Perdorimi i krimit e korrupsionit si mjet shantazhi per te trembur cdokend qe thote te vertetat e renda te perfshirjes se Sali Berishes ne rrjetet e mafies e trafikut nderkombetar eshte dy here pergjegjesi e rende jo vetem perpara opinionit publik por edhe perpara ligjit", u shpreh Meta. Ai theksoi se tashme te gjithe e dine se vetem po te ike ai nga posti, vendi mund te shpetoje nga krimi, korrupsioni e pengmarrja. "Kryeministri Sali Berisha dhunoi perseri Kuvendin e Shqiperise. Ai u soll perpara perfaqesuesve te popullit shqiptar si nje pronar gangster i parlamentit, duke shkelur cdo kufi e standard te moralit politik e njerezor", vijoi Meta. Sipas tij, ne vend qe Berisha te pergjigjej me transparence ndaj akuzave te renda per lidhje te tij me rrjete mafioze e kriminale nderkombetare, krejtesisht i coroditur emocionalisht nga kjo afere e zbuluar se fundmi, ushtroi nje presion kriminal mbi perfaqesuesit e popullit, duke i thene te mbyllin gojen, ose ndryshe ai do te nxjerre provat e renda, madje dhe filmimet, te perfshirjes se tyre ne pune te pista e korruptive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›