Muntari, futbollisti më i mirë afrikan për vitin 2009
Muntari e mori këtë çmim mbrëmë në “Teatrin Biondo” të Palermos, gjatë mbrëmjes së madhe të Festivalit të Filmit Sportiv. Ai gjithashtu u nderua edhe për rolin protagonist në filmin dokumentar “Football Fables”, të regjisorit Baf Akoto.
Gjatë ceremonisë, presidenti i Interit, Masimo Morati, telefonoi për të falenderuar organizatorët për çmimin që i dhanë futbollistit ganez të zikaltërve. Morati beson se Muntari e meriton plotësisht nderin që iu bë.
“Dua t’i falenderoj të gjithë për çmimin që i akorduat Muntarit. Mendoj se e meriton, sepse është vërtet një lojtar dhe një njeri i mirë”, tha midis të tjerash numri një i klubit zikaltër. Dje ganezi qëndroi në kryeqytetin siçilian, ku u takua me studentët e Universitetit të Palermos.