E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosch: Apeli ynë nuk po dëgjohet nga politika

Shefi i OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch tha se pavarësisht apeleve, politika nuk ka bërë asnjë hap drejt pirmirësimit të marrëdhënieve.

“Është shumë e rëndësishme të ruhet pavarësia e institucioneve, e që të mos ketë asnjë lloj presioni nga qeveria mbi institucionet e pavarura kushtetuese dhe që ligji të bëjë punën e vetë pa asnjë lloj ndërhyrjeje. Javën e kaluar u kemi kërkuar të dyja palave ta moderojnë pak gjuhën, që të afrohen pak te njëri-tjetri, të bëjnë hapin e parë drejt njëri-tjetrit. Por deri tani këto këshilla shohim se nuk janë marrë parasysh”, tha Bosch.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ambasadori holandez, Van den Dool, i cili deklaroi se situata aktuale në Shqipëri është shumë problematike.“Ne situatën aktuale në Shqipëri e shohim si shumë problematike. Një demokraci që nuk funksionon nuk është një biletë për në Bashkimin Evropian. Madje BE do të përgatisë një avi nëse Shqipëria do të marrë statusin e kandidatit dhe unë do tju thosha që kjo avi nuk do të jetë pozitve nëse situata politike vazhdon të jetë në të njëjtat kushte. Dhe një gjë e tillë është shumë e keqe për cdo shqiptar, qoftë demokrat, socialist apo një gjë midis tyre. Si një vend i pjekur, anëtar i NATO-s dhe aspirant për në BE, ne presim që Shqipëria ta zgjidhë vetë këtë ngërc, por mesa po shohim koha po mbaron”, theksoi ai.

Ambasadori holandez shtoi se “të dy kundërshtarët kryesorë duhet të ulen në tavolinë, të flasin me njëri-tjetrin dhe të jeni të sigurt që ne nuk kemi për të bërë asnjë lloj sygjerimi. Ne presim që ata të dalin së shpejti me nje zgjidhje që ta kthejnë edhe njëhere këtë demokraci në një demokraci funksionale”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›