E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murakami favorit

Sipas rrjetit britanik të bastoreve Ladbrokes, gjasat e Haruki Murakami, autorit të romaneve “Pyjet Norvegjeze”, “Jetëshkrimi i Zogut të Kurdisur”, dhe i “IQ 84”, për të fituar çmimin Nobel për letërsi janë 10:1. Ai sivjet konsiderohet favorit, dhe radhitet para holandezit, Cees Nooteboom, dhe kinezit, Mo Yan.

Shkrimtari japonez, Haruki Murakami, mund të rezultojë favoriti kryesor për Çmimin e sivjetmë Nobel për Letërsi, pohon gazeta britanike ‘The Guardian’. Gazeta prestigjioze duket se mban të njëjtin mendim sikurse edhe rrjeti i bastoreve Ladbrokes, ku Murakami konsiderohet favoriti i sivjetmë kryesor për Nobel, me një kuotë 10:1, para Cees Nooteboom dhe Mo Yan, kuotat e të cilëve janë 12:1.

Në listën e vitit të kaluar të bastoreve Ladbrokes, fituesi i çmimit Nobel për vitin 2011, poeti suedez, Tomas Transtroemer, radhitej si favoriti i dytë për këtë çmim.

Ndryshe, në gjysmën e parë të këtij viti, kreu i Akademisë Suedeze, e cila e ndanë Çmimin Nobel për Letërsi, Peter Englund, zbuloi se sivjet për Çmimin Nobel për Letërsi janë nominuar 210 shkrimtarë dhe shkrimtare, 46 prej të cilëve janë nominuar për herë të parë. Kandidatët i nominopjnë anëtarët e Akademisë Sudeze, dhe personalitet e ndryshme me peshë të skenës së letërsisë ndërkombëtare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›