E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mercenarët 2” mbetet më i shikuari

Filmi aksion, "Mercenarët 2” (Expendables 2), pjesë e ekipit aktorial të të cilit janë yjet e mëdha hollivudiane të këtij zhanri filmik, për javën e dytë radhazi kryeson për nga numri i shikuesve në SHBA.

Filmi "Mercenarët 2", në të cilin luajnë Sylvester Stallone, Arnold Schwarzenegger, Bruce Willis, Jean-Claude Van Damme, Chuck Norris, Jason Statham dhe Jet Li, në javën e dytë të shfaqjes nëpër kinematë amerikane ka fituar 13.5 milionë dollarë.

Pjesa e katërt e frashnizës filmike, "Trashëgimia e Bourn", me Jeremy Renner në rolin kryesor, radhitet i dyti, me 9.3 milionë dollarë të fituar.

Në vendin e tretë ndërkaq ndodhet filmi i animuar për djaloshin që mund të bisedojë me të vdekurit, “ParaNOrman”, i cili po ashtu ruajti këtë pozitë për të dytën javë me radhë. Filmi javën e fundit fitoi 8.5 milionë dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›