E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Të hiqet imuniteti i zyrtarëve dhe të ndëshkohen gjyqtarët e korruptuar

Share

Bamir Topi-Mikele Vjeti

Presidenti Bamir Topi ka kërkuar sot nga forcat politike të arrijnë konsensusin për heqjen me ligj të imunitetit të zyrtarëve të lartë. Gjatë një tamimi me Nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Italisë, Mikele Vjeti, Topi ka theksuar se nevojitet shprehja e qartë e vullneteve politike të konkretizuara me vendimmarrje në Parlament për të çuar përpara dhe për të zbatuar plotësisht e me sukses reformën në gjyqësor.

Kjo mund të materializohet me gjetjen e konsensusit për miratimin e Gjykatës Administrative, për heqjen me ligj të imunitetit të zyrtarët e lartë si dhe për miratimin e kandidaturave cilësore në Gjykatën Kushtetuese e në atë të Lartë, të bashkërenduara edhe me ndëshkimin e korrupsionit në radhët e gjyqtarëve. Arritjet e këtyre objektivave, të shoqëruara edhe me konsolidimin e pavarësisë së institucioneve kushtetuese e ligjore do të rikthenin besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe do të mundësonin edhe plotësimin e kritereve të kërkuara për përmbushjen e aspiratës së shqiptarëve për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian theksoi Presidenti Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›