Fullani Sekuestroni pasurite e kreditoreve qe nuk paguajne
Guvernatori i Bankes se Shqiperise i ka kerkuar bankave te nivelit te dyte qe te nisin me sekuestrimin e kapitalit ne rast se kreditoret qe paguajne kestet prej shume kohesh. Kjo kerkese vjen ne nje kohe kur niveli i kredive te keqija ka arritur shifrat e 14.
Thirrja per marrjen e masave qe do te rikthejne disi ne arken e bankes huate qe nuk mund te mblidhen me u perserit dje gjate Konferences per Mbikeqyrjen Bankare te zhvilluar dje ne Tirane.
Ekzistojne hapesira te mjaftueshme per bankat qe te mbeshtesin me shume kreditimin e sipermarrjeve te vogla dhe te mesme dhe te ofrojne mundesi me te medha financimi ne leke. Ne cdo rast procesi i analizes vleresimit ndjekjes dhe evidentimit te cilesise se kredise duhet te jete i nje rendesie paresore per strukturat perkatese ne banka dhe te kryhet me seriozitetin maksimal ne perputhje me kerkesat mbikeqyrese.
Ne kete proces eshte i nevojshem bashkepunimi me klientet qe ndeshin ne veshtiresi te perkohshme por ne rastin e kredive pa shprese arketimi eshte e domosdoshme kryerja e veprimeve te vendosura dhe ne kohe per ekzekutimin e garancive dhe formave te tjera te kolateralit per rikuperimin maksimal te vlerave -tha dje Fullani.
Niveli i kredive me probleme pesoi nje rritje te ndjeshme pergjate gjysmes se dyte te vitit te shkuar duke arritur madje edhe deri ne 14.5 per qind. Ky tregues u rregullua disi duke u ulur deri ne 14 per qind pergjate tre mujorit te fundit te vitit 2010.
Kjo ka bere qe bankat te dynden ne dyert e gjykatave per te kerkuar leshimin e urdhrit te ekzekutimit mbi pasurine qe kredimarresi problematik ka lene ne forme kolaterali. Megjithate perkunder ketyre treguesve. Fullani iu kerkoi bankave qe te mos ndalnin kreditimin ndaj ekonomise se vendit.