E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavioni etnografik restaurimi i trapazanit 200- vjecar

Disa muaj përpara hapjes së pavionit të shume-përfolur të etnografisë në Muzeun Kombëtar, restauratorët kanë nisur punën me një nga objektet më të mëdha që do të ekspozohen në këtë pavion. Është një trapazan druri 200- vjeçar nga shtëpitë karakteristike shkodrane, i cili ka qënë në gjendje shumë të keqe.

“Është një trapazan vërtet i bukur dhe do të jetë një nga objektet më me vlerë që do të ekspozohet në këtë muzeum dhe shumë e bukur.  Duke parë ndryshimin e këtyre fazave të restaurimit dhe gjendjes së këtyre objekteve kuptohet se çfarë mrekullie do të dalin këto objekte kur të reastaurohen” tha Frederik Stamati, drejtuesi i laboratorit të Arkeometrisë dhe Restaurimit.

Por trapazani dhe një tavan me gdhendje janë vetëm dy nga dhjetra objekte të tjera që kanë nevojë emergjente për restaurim para se të vendosen në muze.

“Pregatitja e një muzeu nga ana e restaurimit kërkon 12- 14 vjet punë, kurse ne jemi disa muaj përpara hapjes së këtij muzeu. Përveç UNDP-së, deri tani nuk është bërë asnjë financim dhe është e domosdoshme që të krijohen mundësitë qoftë nga UNDP, ose nga shteti shqiptar ose nga donatorë të ndryshëm që janë dashamirës të artit popullor të financojnë restaurimin e objekteve që do ekspozohen” tha  Stamati.

Megjithëse etnografët shpresojnë në një hapsirë më të madhe, etnografia do të zërë rreth 1200 metra katrorë në Muzen Kombëtar dhe pavioni pritet të çelet në vjeshtë.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›