E Shtunë, 31 Tetor 2026

SIGAL hedh në treg Kamionin e Jetës

Kompania më e madhe e sigurimeve në vend, Sigal Uniqa Group Austria në vitin e dytë të hedhjes në treg të produkteve të sigurimit privat të shëndetit sjell për herë të parë në Shqipëri “Kamionin e Jetës”. I konceptuar si një klinikë mjeksore e lëvizshme ky kamion do të mundësojë ekzaminimin dhe diagsontikimin falas të gjendjes shëndetësore.
“Kamionin e jetës” e vizitoi dhe ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, i cili tha se bashkëpunimi mes sipërmarrjeve private dhe sektorit shtetëror duhet të jetë më i gjerë.
Vasili “Kjo është një zgjidhje inteligjente e Sigal e cila ka ndërthurur bashkëpunimin mes dy sektorëve. Tashmë njerëzit duhet të drejtohen edhe tek mjeku i familjes.”
Janë rreth 7 lloje ekzaminimesh të cilat do të mundësohen në klinikën e lëvizshme. “Kamioni i Jetës” do të kalojë në disa nga qytetet kryesore të vendit ku parashikohet të kryhet ekazminimi i 2000 pacientëve të moshave 18 deri-45 vjeç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›