E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo: Benzema, më pak gola se Ramos dhe Karvajo

Trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo, ka kritikuar përsëri sulmuesin Karim Benzema, për të cilin ka thënë se duhet të bëjë më shumë, sepse më shumë gola se ai kanë shënuar mbrojtësit Serxhio Ramos dhe Rikardo Karvajo. “Benzema duhet të japë më shumë. Ai është djalosh i mrekullueshëm. Ne natyrisht presim më shumë nga ai. Është normale. Ai ka luajtur më shumë pas dëmtimit të Higuain, por ai nuk ka më shumë gola se Serxhio Ramos dhe Rikardo Karvajo. Ne duam më shumë nga ai, sepse ai ka potencial. Transferime? Ekziston dallim mes trajnerëve. Ka trajnerë të cilët kanë harruar investimet e klubit dhe kërkojnë një lojtar prej 60 milionë eurosh. Unë nga ana tjetër e di çfarë ka bërë Real Madridi në të kaluarën dhe për këtë jam shumë i vetëdijshëm, prandaj dua një lojtar të lirë, në huazim, me parametra zero apo që kushton 200 mijë euro. Titulli? Nëse Barcelona largohet pesë pikë nga ne, atëherë titulli mund të konsiderohet që tani i humbur. Përderisa në kampionatet tjera një barazim do të thotë një pikë, këtu do të thotë të humbasësh dy pikë”, deklaroi Murinjo në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Majorkas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›