E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dortmundi do gjysmëfinalen, Malaga kërkon historinë

Rikthehet sot Liga e Kampioneve. Borusia e Dortmundit, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë ndaj Malagës, do të kërkojë të fitojë këtë takim dhe të kalojë në gjysmëfinale, arritje që nuk e bën që prej vitit 1997. Forma e mirë e Dortmundit, shto këtu edhe fatin që ekipi gjerman pati në short, teksa në çerekfinale i ra kundër Malagës, bën të besosh që do të jenë verdhzinjtë ata që do të kalojnë këtë tur. Në krahun tjetër kemi ekipin spanjoll të Ma-lagës, që edhe pse modest në këtë kompeticion, kërkon të shkojë më tej. Në fakt, Malaga tashmë e ka shkruar historinë e saj, teksa mori pjesë për herë të parë në Ligën e Kampioneve dhe arriti në çerekfinale. Megjithatë, Malaga kërkon të jetë "hirushja" e këtij kompeticioni.
(a.k/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›