E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger thurr lëvdata për ekipin e tij

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka lavdëruar skuadrën e tij për paraqitjen speciale në fitoren 2-1 kundër Marseilles të Mërkurën. Golat nga Theo Walcott dhe Aaron Ramsey siguruan tre pikët e para, para se Jordan Ayew të shënonte golin e nderit nga penaltia.

Venger mbi të gjitha është i lumtur për paraqitjen e skuadrës në prapavijë.

Mendoj se mos pësimi i golit të parë është shumë e rëndësishme. Në pjesën e parë Marseja bëri një paraqitje shumë të mrië, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës ne shfrytëzuam momentin tonë më të mirë. Kjo fitore më shumë erdhi nga përvoja.

Ai u shpreh i lumtur edhe për dy golashënuesit e skuadrës së tij.

Uallkot ka shënuar në rastet më të vështira, atij i duhet më shumë besim. Ramsay? Është i jashtëzakonshëm, si gjithmonë bën një paraqitje shumë të mirë

Me fitoren e mbrëmshme Arsenali tani është 10 ndeshje pa humbje si mike  ndërsa Venger u tregua shumë i shpejt për të lavdëruar ekipin e tij për durimin e shfaqur gjatë ndeshjes.

Ndoshta rekordi tregon se mbrojtja jonë është më shumë e ekulibruar. Ne duhet thjeshtë të përqëndrohemi, dhe të vazhdojmë kështu duke mbrojtur të qetë dhe duke sulmuar me shumë cilësi, dhe kjo mendoj se është edhe çelsi i suksesit tonë deri tani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›