E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli e "dridhë" Dortmundin, Arsenali Marseillen

Në ndeshjen kryesore të mbrëmjes së sontme Napoli-Borussia Dortmund, ishin italianët që shënuan fitore dhe atë me rezultatin e përgjithshëm 2 me 0. Napolin në epërsi e solli argjentinasi Gonzalo Higuain në minutën e 29, pas një krosimi të Zunigas, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Gjërat për Dortmundin u përkeqësuan pas përjashtimit të trajnerit Jurgen Klopp pas protestimit për golin e Higuain, dhe më pas edhe të portierit ëeidenfeller në minutën e fundit të pjesës së parë. Golin e dytë për italianët e shënoi talenti italian Insigne në min. e 67, pas një godtije të dënimit duke shënuar një gol shumë të bukur. Mund të thuhet lirisht se Napoli i Rafael Benitez e mposhti Dortmundin e Klopp jo vetëm me rezultat por edhe me lojë duke treguar se është ekspert për Champions League.

Edhe anglezët e Arsenal kanë shënuar fitore të njëjtë 1 me 2, pasi mposhtën si mysafirë ekipin francez Marseille. Golat pë The Gunners i shënuan Walcott në të 65-ën dhe lojtari në top formë, uellsian Aaron Ramsey në të 85-ën. Golin e vetëm për Marseille e shënoi Ayew nnga penalltia në min e 93.

Me këtë fitore Napoli kryeson tabelën së bashku me Arsenalin pasi që të dyja ekipet kanë shënuar fitore me rezultat të njëjtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›