E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zemërimi” i Klaudio Ranierit: “Nuk ka favoritë: 50% me 50%”



Trajneri i Romës, Klaudio Ranieri, nuk kërkon të humbasë aspak kohë me ndeshjen e “inkriminuar” Lacio-Inter (0-2, në Serie A), por është i fokusuar totalisht në finalen e Kupës së Italisë kundër Inter. “Për Lacio-Inter nuk them asgjë. Është finalja (e Kupës) dhe duhet të flasim për këtë. Përfaqësojnë fundin e një rrugë të kaluar përmes mijëra vështirësish. Por skuadra ka ditur të reagojë, duke u bërë njësh me publikun. Roma dhe Inter, protagonistet e kampionatit, luajnë finalen. Nuk ka favoritë. Interi është i fortë, por ama edhe Roma ka dëshmuar forcën e saj. Mundësitë janë 50 me 50 për qind. Do të fitojë më i miri”.

MORATI– “Çfarë përfaqëson? E vështirë për ta thënë, janë ciklet e skuadrave. Roma pas fitores së titullit rishikoi planet e saj, u treguar e matur në kërkimin e lojtarëve të duhur me çmimet e duhura. Morati, përkundrazi ka një jetë që shpenzon dhe është e drejtë të mbledhë një pjesë së kënaqësisë që e meriton. Komplimente Romës për politikën që ishte e detyruar të kryente. Të tjerët u ridimensionuan pas “Calciopoli”-it. Roma ja doli të qëndronte e përqendruar dhe kompaktësuar dhe për këtë së bashku me Interin janë skuadrat që janë takuar më shumë”.

SITUATA – “I kam të gjithë lojtarët në kondicion të mirë fizik, do të zgjedh me qetësi. E bukura e kësaj skuadre është fakti që të gjithë 100 për qind, edhe pse luajnë pak. Të gjithë do të më japin maksimumin. Pizarro dhe Vucinic janë në dispozicion. A ka presione mbi skuadrën, e karikuar nga nervozizmi? Jo, do të kumbisnim sigurisht. Nuk duhet të bëjmë “remontada” (përmbysjen) si Barcelona. Ata (Interi) janë të armatosur, nëse do të bazohemi mbi grindjen do të humbasim. Ne duhet të luajmë futbollin tonë”.

MOURINJO- Trajneri i Interit, Hoze Murinjo, ka deklaruar se atij nuk i pëlqen futbolli italian. “Jam dakord me të, për motivet e tij”. Finalja e Kupës së Italisë, Roma-Inter do të luhet në “Olimpico”, praktikisht në stadiumin ku luajnë ndeshjet Roma dhe Lacio. Ranieri: “Po, luajmë në shtëpi. Besoj se është e drejtë të ketë një seli për finalen e Kupës së Italisë ashtu siç edhe ndodh në Angli. Në Romë është selia e Presidentit të Republikës. Është e drejtë të luhet këtu. Pastaj është një rastësi që Roma të jetë në finale”.

Ky Inter është i pangopur

Dario Nikolini

Roma, Murinjo dhe Baloteli. E më pas, Kievo, Siena dhe parasëgjitash, shumë mbi të gjitha, Bajerni i Munihut, më 22 maj në “Santiago Bernabeu” të Madridit, pas 45 vjetësh. Janë të shumta mendimet, preokupimet në kokën e presidentit zikaltër Masimo Morati. Në këto 18 ditë që mund të ndryshojnë jetën e tij dhe sigurisht karrierën e tij si president, por edhe historinë e Interit. Duke filluar nga sot: skena e “teatrit”, sërish “Olimpiko”. Edhe një herë tjetër në Kupën e Italisë. Roma dhe Inter, rivale në kampionat, e dy kundërshtaret më të mëdha në vitet e fundit. “Një ndeshje shumë e vështirë. Shpresoj se skuadra jonë do të ketë të gjithë dëshirën për të luajtur mirë”, - tha Morati. Kupa e Italisë do të ishte dhe trofeu i parë i sezonit, por dhe titulli kampion është në prag, e sërish në rivalitet me Romën e Ranierit. Finalja e Ligës së Kampioneve kundër Bajernit, pikërisht pas finales së Kupës dhe mbylljes së kampionatit italian, mund të vendosë Interin në në historinë e futbollit italian. Morati shtoi: “Ka ende kohë, por besoj se skuadra do t’ia arrijë”. Gjithsesi, në shtpëinë e Interit mendojnë për momentin vetëm për finalen e Kupës së Italisë.
Marrë nga gazeta “Il Tempo”

Arrestohet, tradhtohet nga kapelja e Interit

I tradhtuar nga pasioni për Interin. Ishte kapelja e zezë me shkrimin e skuadrës së tij të zemrës që bëri edhe dallimin e lehtë nga ana e policisë të një shpërndarrësi maroken klandesitn të drogës. 36-vjeçari “interist”, i lindur në Marok, kishte një kurrikulim prej gjashtë faqesh në komisariatin e polisisë së Çenizios në Milano. Nourdin G., përveç kapelos së tifozit të ngjeshur mirë mbi kokë, kishe dhe tetë gram kokainë dhe 60 euro, ndoshta të fituara nga shitja e drogës.

Letra, presidenti i Lacios kërcënohet me plumb

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, ka marrë kërcënime me vdekje, pas humbjes së skuadrës së tij kundër Interit (0-2), në ndeshjen që ka hapur shumë polemika në Itali. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shefi i Lacios kishte marrë një zarf ku brenda saj ishte një plumb pistolete, si një paralajmërim i pastër. “Nëse nuk mundi Interin jeni të mbaruar”. Lotito deklaroi, se edhe menaxheri i Lacios dhe lojtarët ishin përmendur në kërcënimet që përmbante letra. Lacio humbi në shtëpi me kryesuesit e Serisë A, Interin, duke i dhënë mundësi zikaltërve të ruanin avantazhin ndaj Romës së vendit të dytë, e të kenë një dorë te titulli kur kanë mbetur vetëm dy ndeshje për tu luajtur.

5 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›