Luis Van Gal: Bajern, favorit për titullin
Bundesliga
Trajneri i Bajernit të Mynihut, Luis van Gal, është shprehur i kënaqur me barazimin 1-1 që skuadra e tij arriti në fushën e Bajer Leverkusen. Edhe pse bavarezët nuk përfituan nga humbja e Shalkes, tekniku holandez mendon se të besuarit e tij janë favoritët për titullin në Bundesligë. “Mendoj se nuk duhet të shohim më kundërshtarët që na ndjekin. Jemi favoritët për titull, por llogaritë bëhen në fund”. Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i kampionatit, Bajerni ka 2 pikë më shumë se Shalke e vendit të dytë dhe 6 nga Leverkuseni i vendit të tretë.
#