Murinjo "harron" fitoret në Europë
Thuhet se edhe Morati nuk është i lumtur me Interin e Zhoze Murinjos, mbi të gjitha për paraqitjet në Champions. Portugezi nuk po paraqitet si trajneri që mund t‘i kthejë klubit trofeun prestigjioz dhe këtë e tregon mesatarja e pikëve të arritura. Momentalisht, Murinjo është i 12-i në klasifikimin për teknikët më të mirë në Champions: vetëm 1,64 pikë të fituara për ndeshje (në dy sfidat e para), ndërsa në 14 muaj në Europë me zikaltërit, mesatarja e tij është 1,1 pikë për ndeshje.