E Diel, 1 Nëntor 2026

Në shtëpinë e Musine Kokalarit

Në vijim të vizitës të tij treditore në Gjirokastër, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, zoti John L. Withers, vizitoi dje shtëpinë e shkrimtares dhe intelektuales disidente Musine Kokalari, në lagjen Palorto të qytetit të Gjirokastrës. Ai është takuar me njërin nga familjarët, Mësuesin e Popullit, Tajar Kokalari. "Qysh kur kam mësuar për herë të parë për jetën e mundimshme të shkrimtares dhe disidentes Musine Kokalari, e kam adhuruar atë për idetë e saj demokratike, për shpirtin e saj human, për guximin me të cilin mbronte idetë e saj përparimtare" ka thënë mes të tjerash ambasadori. Ndërkohë z. Withers ka hedhur idenë që kjo shtëpi të kthehej në një muze për disidencën dhe rezistencën antikomuniste. Po dje, ai është takuar me rektorin e Universitetit "Eqerem Çabej", prof.as. Gëzim Salën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›