Adriano: Në Itali kalova në depresion, tani jam i lumtur
Adriano i ri, ai që ka fituar zemrën e tifozëve të Flamengos dhe që pret të rikthehet në Kombëtaren braziliane, nuk është shumë i pasur, por të paktën ka gjetur lumturinë. Sulmuesi është rrëfyer për revistën braziliane "R7", duke kujtuar periudhën e vështirë që përjetoi në Itali, mes alkoolit dhe netëve të kaluara në lokalet e natës dhe diskoteka. "Depresionin në të cilin rashë pas vdekjes së babait arrija ta kuroja vetëm me alkool. Isha i lumtur vetëm kur pija, nuk arrija të ndaloja. Konsumoja çdolloj pijeje që më dilte përpara: verë, uiski, birrë… shumë birrë", tregoi 27-vjeçari. Me rikthimin në Brazil pranë nënës dhe miqve që e ndihmuan të dilte nga situata e vështirë, Adriano nuk shqetësohet se tashmë përfiton më pak. "Njerëzit mendojnë se u tregova i çmendur që hoqa dorë nga kontrata milionere që kisha me Interin. Megjithatë, mund të them se as paratë e të gjithë botës nuk mund ta zëvendësojnë dashurinë familjare. Hoqa dorë nga shumë miliona, por bleva lumturinë", deklaroi ai.
Alkoolizimi i sulmuesit menjëherë pas ndarjes nga jeta e të atit nuk ishte mister. Por, gjatë intervistës së dhënë, Adriano ka zbuluar të gjitha prapaskenat e atij momenti, që prej sjelljes së drejtuesve të Interit, deri te "krisja" me trajnerin Mançini. "Çdo ditë paraqitesha i dehur. Nuk flija, sepse kisha frikë se vonohesha në seancat stërvitore. Kur shihnin gjendjen time, pjesëtarët e stafit më dërgonin që të flija në sallën mjekësore, ndërsa gazetarëve u thoshin se kisha probleme muskulore", tregoi lojtari, duke theksuar se Mançini nuk ishte aq tolerant sa drejtuesit zikaltër. "Nuk arrija ta kontrolloja veten, nuk shkëputesha dot nga alkooli dhe situata u bë e padurueshme. Mes meje dhe Mançinit lindën konfliktet dhe u detyrova të largohesha". Adriano ka folur edhe rreth Zhoze Murinjos, i cili ka bërë të pamundurën që të mos e lejonte të largohej. Huazimi te San Paolo duket se dha frytet e dëshiruara, por sapo u rikthye në Itali, sulmuesi iu kthye veseve të vjetra. "Mendoja se i kisha hedhur pas shpine problemet, por brenda një kohe të shkurtër fillova të pija sërish. Ndihesha i vetmuar dhe pa askënd, tek i cili mund të kisha besim", shpjegoi ai. "U ktheva për Murinjon, por kjo nuk mjaftoi. Vazhdoja të shkoja në festa të shumta, të dilja me femra dhe të pija". Problemet e reja bënë që Adriano të humbiste mbështetjen e presidentit Moratit, pavarësisht tentativës së dëshpëruar të teknikut luzitan që ta rikthente në nivele të larta: "Klubi nuk ishte më i gatshëm të pranonte situatën në të cilën isha futur. Më vjen keq për Murinjon, sepse u zu edhe me disa drejtues, gjatë kohës që u mundua t‘i bindte të më mbanin".