E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo i pergjigjet Vengerit Je nje humbes

Portugezi nuk i ka pertypur komentet e francezit mbi ceshtjen e kartoneve te Alonsos dhe Ramosit duke i kujtuar teknikut te Arsenalit mungesen e trofeve prej pese sezonesh.

Ne nje prononcim per tabloidin Sun diten e premte Venger leshoi helm ndaj teknikut portugez duke i cilesuar kartonet e kuq te urdheruar ne sfiden mes Realit dhe Ajaksit nje shfaqje te tmerrshme dhe skandaloze. Dje po ne te njejten gazete ka mberritur kunderpergjigjja e Murinjos sipas stilit te tij te zakonshem. Ne vend qe te flase per Realin e Madridit z. Venger ben mire te merret me Arsenalin e tij. - Dhe ndoshta te shpjegoje si mund te humbase 2-0 kunder nje skuadre qe merr pjese per te paren here ne Ligen e Kampioneve. Justifikimi me lojtaret e rinj po behet histori e vjeter sepse Sanja Klishi Ualkot Fabregas Song Nasri Van Persi e Arshavin nuk jane me djelmosha por jane te gjithe kampione. Specialit nuk i shpetoi rasti as per ti kujtuar kundershtarit me te cilin nuk i ka pasur fort te mira marredheniet se Arsenali nuk fiton nje titull prej pese sezonesh Ne vend qe te merret me Realin Venger duhet tu shpjegoje tifozeve te Arsenalit pse nuk fiton qe prej 2005-es. Megjithese nuk e shpreh hapur Murinjo e quan trajnerin pergjegjes per mungesen e trofeve nga Topcinjte gjate ketyre viteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›