E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Rames Kepucet si sheiket e naftes dhe boset e droges

Mustafaraj Rames Nuk votove tunelin kerkoji ndjese Elbasanit. Bllokmeni te skuqet nga shtrenjtesia e pardesyse se tij Brioni

Partia Demokratike kerkon ndjesen publike te kryesocialistit Edi Rama i cili permes mungeses se votave ne Kuvend refuzoi ndertimin e tunelit dhe autostraden midis Tiranes dhe Elbasanit. PD permes zedheneses Albana Mustafaraj reagoi dje ndaj protestes se opozites ne Elbasan. Sipas zedheneses se kesaj partie kryesocialisti Edi Rama duhet ti kerkoje ndjese Elbasanit qyteti ku dhe zhvilloi protesten pasi sipas asaj socialistet votuan kunder ndertimit te rruges Tirane-Elbasan. Mustafaraj denoncoi fatin qe PS-ja nuk votoi buxhetin e vitit 2011. Kryesocialisti Edvin Rama apo Mr. 20 perzgjodhi qytetin e Elbasanit per te trilluar per qeverine dhe reformat e saj. Partia Demokratike i kerkon ketij shefi te bllokmeneve te kerkoje falje publike ndaj qytetareve te Elbasanit - u shpreh zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj.Ajo permendi se vetem diten e enjte grupi parlamentar i Partise Socialiste u urdherua te votonte kunder tunelit dhe autostrades qe lidh Tiranen me Elbasanin dhe qe shkurton me rreth 70 kohen midis ketyre dy qyteteve dhe qe madje do te kurseje per cdo qytetar te zonave nga Skrapari Korca Leskoviku Gramshi etj. pothuaj nje ore ne udhetimin e tyre drejt Tiranes.

Partia Demokratike i kerkon ketij bllokmeni te mos qeshe por te pakten te skuqet kur shfaqet perpara te pranishmeve duke demonstruar shtrenjtesine e pardesyse se tij Brioni apo edhe kepuceve qe i mbajne sheiket e naftes e boset e narkotikeve. Z. Rama ju dhe grupi juaj parlamentar perpara se te shpalosni strategjine e krizes suaj personale e te mblidhni protestat tuaja antivize kerkoni falje per antizhvillimin qe ju e vulosni me voten tuaj kunder tunelit dhe autostrades qe do tu jape qytetareve shqiptare jo vetem lehtesim te levizjeve te tyre por edhe zhvillim te zonave ku jetojne e punojne - kembenguli ne deklaraten e saj zedhenesja e PD-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›