E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo pas fitores Jo perballje me elsin e Interin

Trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho shijon revanshin ndaj të gjithë kritikëve, pasi skuadra e tij arriti të kualifikohej për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke mundur 3-0 Olimpikun e Lionit në ndeshjen e kthimit të luajtur në “Santiago Bernabeu”. Tekniku portugez është shprehur se ishte i bindur te suksesi, ndërsa tani mendon për të ardhmen, duke preferuar të mos përballet në raundin tjetër me ish-skuadrat e tij Chelsea dhe Inter.

"Unë ndjehemj mirë kur duhet të përgatisë ndeshje me kundërshtarë të vështirë. Më pëlqejnë përballjet e forta, ndërsa isha i bindur te kualifikimi. Sa i përket shortit do të doja të mos luaja kundër Chelsea dhe Interit”, ka thënë Mourinho.
Përcjell me shumë qetësi eliminimin, trajneri i Lionit, Calude Pyel, skuadra e të cilit prej vitesh ishte kthyer në një tabu për Realin e Madridit. Trajneri francez është shprehur se futbollistët e tij dalin me kokën lart nga ky sezon i Ligës së Kampioneve.

“Nuk ishim në ditën tonë më të mirë, por gjithese, mendoj se largohemi krenar nga Champions. Reali e meritoi fitoren, pasi nuk u treguam të rrezikshëm në lojën tonë”, ka përfunduar Pyel, i cili në dy sezonet e fundit kishte arritur të eliminonte Realin nga Liga e Kampioneve.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›