Ambasadoret tek Topi. Te garantohen zgjedhjet e 8 Majit

Suksesi i ecurisë së vendit dhe zgjedhjeve të ardhshme i ngelet vetëm faktorëve politikë, të cilët duhet të bashkëpunojnë. Pas një takimi në zyrën e presidentit të republikës, ambasadori i SHBA-ve, ai i OSBE-së dhe kreu i Delegacionit Europian theksuan nevojën e bashkëpunimit dhe gjetjen e ekuilibrave mes palëve në konflikte politike. Të mbledhur në selinë e Presidentit për shkak të situatës dhe qëndrimeve jo korrekte, ambasadorët folën gjatë për zhvillimin e suksesshëm, sipas standardeve dhe afateve kushtetuese dhe ligjore të zgjedhjeve vendore të 8 majit.
Kreu i shtetit shqiptar, së bashku me ambasadorët Arvizu, Wolfart e Sequi nënvizuan domosdoshmërinë që faktorët politikë shqiptarë të përgatisin së bashku e të realizojnë me sukses zgjedhjet vendore. Në deklaratën e shpërndarë nga presidenca thuhet se vetëm në këtë mënyrë qytetarët shqiptarë do të gëzojnë frytet e zgjedhjeve të lira, të drejta e demokratike.
Presidenti Bamir Topi u ka bërë me dije bashkëbiseduesve se nuk do të ndryshojë datën e zgjedhjeve, të cilat ai vetë i ka dekretuar për në tetë maj. Ambasadori Aleksandër Arvizu, kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi si dhe kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wolfart morën falënderimet e presidentit për ndihmën e dhënë për forcimin e demokracisë dhe zhvillimin e reformave të vendit.
Florian Papadhimitri