Italia mbush 150 vjet shtet
Sot Italia mbush 150 vjet. Një shekull e gjysëm më parë lindi Regno d’Italia ndërsa Vittorio Emanuele II u shpall Mbret. Per herë të parë pas shekujsh ndarjeje e pushtimesh gadishulli atëherë i banuar nga 22 milion vetë, u kthye në komb shtet. Fillimit të festës i dha udhë Presidenti Giorgio Napolitano.
“Dua që tu dërgor urimin më të përzemërt italianëve të cdo moshe, rangu social e bindjeje politike që të festojmë së bashku këtë ditëlindje tonë të madhe", deklaroi kreu i shtetit. Festimet e iniciativat janë shumëfishuar nga Veriu në Jug, nga Alpet në Sicili e përtej gjithë polemikave në sfond të festimeve mbetet flamuri tri ngjyrësh e himni i Goffredo Mameli e Michele Novaro.
Delina Bitraku