Murinjo superlativa për kolegët e tij të Serisë A
Milano - Hoze Murinjo thur elozhe për mënyrën sesi luhet në kampionatin italian të futbollit. Portugezi e ka cilësuar Serinë A si më të bukurën falë edhe kolegëve të tij që drejtojnë ekipet e tjera. Në një deklaratë të fundit tekniku i Interit vlerëson mënyrën sesi këta trajnerë organizojnë lojën e skuadrave të tyre.
“Nuk them që Seria A është më e mirë se është aty Murinjo, apo sepse skuadra e Interit po zhvillon lojëra spektakolare, -deklaron Murinjo. Skuadrat janë më ofensive, pa e humbur organizimin e tyre taktik. Meritë kanë kolegët e mi, Spaleti, Xhampaolo, Marino, Zenga, të cilët kërkojnë një futboll racional, dhe në të njëjtën kohë kërkojnë edhe spektaklin sportiv”.
Hoze Murinjo erdhi në kampionatin italian tek skuadra e Interit këtë verë me shumë bujë. Më parë ai kishte drejtuar skuadrën e Portos në Portugali dhe Çelsin në Angli.