Tifogrupi “Tigrat Verdheblu” dalin në mbrojtje të presidentit Laze
Elbasan - Tifogrupi “Tigrat Verdheblu” del në mbrojtje të presidentit të arrestuar të ekipit elbasanas, Arben Laze. Në një komunikatë të publikuar në faqen e tyre online, ata kërkojnë paraqitjen e fakteve konkrete për këtë arrestim aspak normal.
“Si tifo-grup i organizuar ne mbrojmë vetëm të drejtat e skuadrës verdheblu, dhe nuk perzihemi në të tilla histori, për më tepër nuk jemi kundër vendosjes së ligjit dhe drejtësise, por duke parë amullinë e ketij arrestimi është e drejta jonë të kërkojmë drjetësi ndaj presidentit verdheblu. Si mundet një person publik të arrestohet në këtë lloj mënyre pa bërë të ditura provat”, thuhet në komunikatën e tyre.
Në vazhdim ata duan të kërkohen sqarime për këtë ngjarje nga organet kompetente dhe organet ekzekutive në Elbasan.
“Kërkojmë dhe nga organet kompetente si edhe nga pushtetarët elbasanas të kërkojnë sqarimi të mëtejshme lidhur me arrestimin e presidentit verdheblu. Laze nuk përbën shkallë rrezikshmërie për shoqerinë shqiptare, dhe ai mund edhe të hetohet në gjendje të lirë ose në arrest shtëpiak. Në të kundërt premtojmë protesta deri në momentin që gjithcka do të bëhet publike dhe provat te dalin në shesh”, thuhet më tej nga Tigrat Verdheblu.
Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, u arrestua nga ditën e mërkurë pasdite nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.