E Diel, 1 Nëntor 2026

Casillas: Madrilenët do ta kujtojnë vitin 2009

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, thotë se Mbretërit do të lënë gjurmë në vitin 2009. "Dëshiroj t'ua uroj të gjithëve festat e fundvitit, sidomos atyre që na mbështesin. Shpresojmë ta bëjmë vitin 2009 një vit të paharrueshëm për të gjithë madrilenët", ka thënë portieri spanjoll.
Casillas, padyshim ka përjetuar gjërat më të bukura gjatë vitit 2008. Ai festoi titullin e 31-të të Real Madridit në La Liga. Po ashtu mori edhe trofeun Zamora, si portier më i mirë në Primera Division për sezonin 2007/2008. Casillas u shpall kampion i Evropës me Spanjën në Zvicër dhe Austri, ndërkaq ai ishte njeriu kryesor i cili mbrojti penalltitë kundër Italisë në çerekfinale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›