E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana e Vllaznia, heshtje para finales

Aranit Muraci

Ndizet atmosfera para sfides se titullit mes Tiranes dhe Vllaznise. Ekipet kane ndjekur te njejten strategji para se te ballafaqohen, per ndeshjen finale. Tirana akordoi shperblime te majme, qe te fitohet patjeter titulli kampion dhe stafi ka paralajmeruar lojtaret qe te shprehen sa me te rezervuar para medieve, madje ekipi eshte distancuar dhe ka ndryshuar programin e stervitjes, me qellim qe t'i shmanget ne maksimum medieve dhe te ruaje qetesine para ndeshjes. Alban Tafaj, nje ish-lojtar dhe aktualisht trajner i Tiranes, do te drejtoje bardheblute drejt suksesit te 24-et ne historine e klubit. Tirana ka ne gjirin e saj nje lojtar, qe e ka fituar me pare titullin ne ekipe te ndryshme dhe e sheh ate si ogur te mire. Abraham doli kampion me Elbasanin dhe pas kalimit te Tirana, fitoi serish titullin. Lojtari siguroi suksesin e madh edhe nje sezon me pare me Dinamon dhe i ka te gjitha gjasat qe te shpallet kampion me fanellen bardheblu, per te katertin sezon radhazi. "E rikthyem tek Tirana, si nje shenje te mire", - theksoi nje nga donatoret e Tiranes, ne fillim te ketij sezoni. Tirana eshte ne presion, pasi nje deshtim i mundshem do te rendoje mbi ekipin qe pret te perfitoje shperblimet dhe te justifikoje sezonin, pasi bardheblute kane deshtuar edhe finalen e Kupes se Shqiperise. Ne kampin tjeter, shkodranet fshine gjobat e paralajmeruar pas "gafes" me Lushnjen, per te motivuar ekipin, para ketij takimi. Jane dhene shperblime te majme per cdo lojtar ne secilin kamp ne rast triumfi, si dhe eshte percaktuar ndeshja e madhe finale qe do te luhet ne "Qemal Stafa", dhe do te filloje ne ora 19.00. Kjo ndeshje do te percaktoje fituesin e gares se 33 javeve kampionat. Nga ana tjeter, Vllaznia do te luaje gjithashtu, edhe pse me nje alternative, qe te fitoje patjeter, madje ne fushe kundershtare per te fituar patjeter ndaj Tiranes dhe per te arkivuar trofeun e titullit kampion. Presidenti, Valter Fushaj deklaroi se lojtaret do te kene shperblime te majme qe te arrijne suksesin. Ne perballjet e kaluara Tirana dhe Vllaznia jane ndare ne barazim mes tyre, por ne rast se shenohet i njejti rezultat edhe ne kete ndeshje, bardheblute do te shpallen kampione. Trajneri i shkodraneve Dervish Haxhiosmanovic, qe fitoi Kupen e Shqiperise nje vit me pare, beson se Vllaznia i ka lojtaret e duhur, qe ta fitoje ndeshjen ndaj Tiranes dhe te shpallet kampione e Shqiperise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›