Funerali i Mbretëreshës do të jetë ditë pushimi në Britaninë e Madhe

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth do të jetë ditë pushimi në Mbretërinë e Bashkuar. Një nga urdhrat e miratuar të Charles III i cili është shpallur zyrtarisht Mbret i Britanisë së Madhe.
Në moshën 73-vjeçare, Charles është monarku më i vjetër britanik që ka hipur në fron.
Ceremonia u drejtua nga Këshilli i Aderimit, i cili mblidhet vetëm për vdekjen e një monarku britanik.
Mbretëria e Bashkuar mbetet në zi kombëtare për vdekjen e Elizabeth. Data e varrimit ende nuk është bërë e ditur.
Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta më 8 shtator dhe ishte monarkja më jetëgjatë, e cila drejtoi vendin për 70 vite.
/rtsh.al/