Macron telefonon Zelenskyn: Forcat ruse të tërhiqen nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia

Presidenti Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e Ukrainës, Volodymyr Zelensky ku në fokus ishte situata “shumë shqetësuese” rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.
Dy presidentët shprehën mbështetjen e tyre për punën e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Macron u interesua gjithashtu edhe për zhvillimet e konfliktit në terren dhe për nevojat e Ukrainës, ku Franca mund të ndihmojë.
Lidhur me termocentralin Zaporizhzhia, Macron dhe Zelensky “ndajnë të njëjtën kërkesë për tërheqjen e forcave ruse nga zona për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e centralit bërthamor.”
Më 9 shtator Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) raportoi një “ndërprerje totale të energjisë” në qytetin ku ndodhet termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia, një situatë që “rrezikon sigurinë e operacioneve”
/rtsh.al/