Nis aktiviteti i shkëmbimit të videove mes të rinjve të Kinës dhe EQL-së “Rinia shumëngyrëshe”

Shkëmbimet njerëzore janë një urë e rëndësishme për të nxitur mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë mes njerëzve. Nga shtatori deri në nëntor, do të mbahet në internet aktiviteti “Rinia shumëngjyrëshe”. Videot më të preferuara mund të publikohen në platformën e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) si dhe në mediat e vendeve të EQL-së. Krijuesit më të shquar do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitetet e mëvonshme.
Aktiviteti organizohet nga Sekretariati për Bashkëpunimin mes Kinës dhe vendeve të EQL-së të ministrisë së Punëve të Jashtme, Qendra për Programet e Gjuhës Evropiane dhe Amerikës Latine të CMG-së dhe dega e Evropës Qendrore dhe Lindore e Shoqatës së të Diplomuarve të Universiteteve Evropiane dhe Amerikane.
Pjesëmarrësit mund t’i dërgojnë videot e tyre në adresën youth2022@cri.com.cn. ( Sipas CRI)