E Diel, 1 Nëntor 2026

Pentagoni ndjek nga afer zhvillimet ne Korene e Veriut pas vdekjes se udheheqesit komunist

Zyrtaret e Pengatonit thone se Shtetet e Bashkuara nuk kane zbuluar ndonje levizje te pazakonte ushtarake nga Koreja e Veriut. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta ndodhet ne Kaliforni dhe zhvilloi biseda telefonike te henen me ministrin e mbrojtjes se Korese se Jugut nderkohe qe te dy palet ndjekin me kujdes zhvillimet pertej kufirit.

Zedhenesi i Pentagonit George Little u tha gazetareve se shefi amerikan i mbrojtjes dhe homologu i tij koreano jugor premtuan ta mbajne njeri tjetrin te informuar lidhur me zhvillimet ne ditet qe pasojne.

Qe te dy e kuptojne se eshte nje kohe delikate dhe se duhet te vezhgojne nga afer zhvillimet ne Korene e Veriut dhe ne gadishull.

Ka njoftime per prova me raketa pas vdekjes se zotit Kim. Zyrtare te larte te mbrojtjes thane ne menyre anonime se besojne se provat me raketa ishin te caktuara qysh me pare dhe nuk kishin lidhje me vdekjen e udheheqesit te Korese se Veriut.

Doug Banlow me grupin e kerkimeve ne Institutin Cato ne kryeqytetin amerikan Washington thote se vdekja e udheheqesit Kim krijon me shume paqendrueshmeri dhe ndoshta edhe mundesine e nje lufte per pushtet.

shte e veshtire te dihet se si do te jete politika e Korese se Veriut si ne aspektin politik ashtu edhe ne ate ushtarak gjate kesaj periudhe kohe. Te gjithe ne rajon ndihen nervoz.

Ai tha se nderkohe qe nuk ka njoftime per levizje te pazakonta nga verioret forcat amerikane kane arsye te jene ne gatishmeri gjate diteve qe pasojne.

do lloj paqendrueshmerie mund te sjelle perspektiven ne rritje per lufte. Mendoj se kjo nuk ka shume gjasa por nese je nje ushtar amerikan duhet ta kuptosh  se ndoshta do te kete shtim te masave te sigurise dhe rritje te shqetesimeve rreth mundesise se dickaje qe mund te ndodhe ne anen tjeter te kufirit.

Bruce Klinger ish anetar i komunitetit amerikan te zbulimit tani me Fondacionin Heritage thote se mbetet e paqarte se si do te veproje pasuesi i udheheqesit te ndjere Kim.

Ndoshta Kim Jong Un mund te ndjeje me shume nevojen per sjellje provokative per te krijuar efektin e bashkimit rreth flamurit ose per te ofruar cilesite e tij dhe aftesite ndaj ndonje sfiduesi te mundeshem. Ne baze te ketyre faktoreve do te jete kritike per Shtetet e Bashkuara te mbaje nje ushtri te fuqishme te vendosur te dislokuar ne Japoni perfshi Okinawa dhe Korene e Jugut per te penguar dhe mbrojtur dhe nese eshte e nevojshme per te mundur cdo lloj sulmi nga Koreja e Veriut apo veprime te tjera ushtarake.

Rreth 30 mije trupa amerikane jane te stacionuara ne Korene e Jugut dhe zyrtaret thone se nuk ka ndryshime ne nivelin gatishmerise mes forcave amerikane ne rajon. Pentagoni tha te henen se nuk jane te verteta thashethemet e perhapura se familjet e personelit ushtarak amerikan po largohen nga Koreja e Jugut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›