De Gea vazhdon në Atletico

Portieri i Atletico Madridit, David De Gea ka nënshkruar kontratë të re me klubin deri në qershor 2013.
19 vjeçari i cili së fundi spekulohej se kërkohej nga kampioni i Premierligës, Manchester United kishte startuar në katër ndeshjet e fundit të Atleticos në La Liga dhe Copa del Rey.
De Gea kishte debutuar më herët gjatë këtij sezoni në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Portos. “Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën time” tha De Gea.