Ribery, rezervist në Real

Trajneri i Bayern Munichut, Louis van Gaal ka paralajmëruar yllin francez Franck Ribery se mund të mos jetë futbollist titullar nëse vendos të transferohet në Real Madrid në fund të këtij sezoni.
Ribery pritet t’i bashkohet gjigantit madrilen nëse nuk vazhdon kontratën me Bayernin para përfundimit të këtij sezoni.
“Do të doja që Franck të mbetet me ne sezonin e ardhshëm. Ai e di se yjet mund të jetë rezervist në Real Madrid siç ndodhi me Van der Vaart, Van Nistelrooy dhe Raul” tha Van Gaal për mediat gjermane.